Aggeler: SHBA-të duan ta shohin Maqedoninë e Veriut si anëtare të BE-së

nga D V

Shkup, 17 dhjetor –  Ambasadorja e SHBA-ve në Maqedoninë e Veriut, sot ka qëndruar në Tetovë, ndërsa ka mbajtur ligjëratë në Universitetin e Evropës Juglindore. Ajo tha se SHBA-të duan ta shohin Maqedoninë e Veriut si anëtare të BE-së dhe se

“Nuk jemi pjesë e BE-së dhe nuk jemi pjesë e negociatave. Por do të them atë që e kemi thënë më herët, ne duam ta shohim Maqedoninë e Veriut në Bashkimin Europian dhe shpresojmë që negociatat të jenë të suksesshme, pasi e ardhmja e sigurt dhe me prosperitet për këtë vend është në BE. Shteti ndodhet në zemër dhe Europës dhe për këtë angazhohemi”, tha mes tjerash Aggeler.

Ndërsa e pyetur për hetimet për personat që janë në listën e zezë amerikane, Aggeler nuk deshi të komentojë duke thënë se nuk është pjesë e atyre organeve.

Aggeler foli edhe për vizitën në UEJL, ndërsa theksoi se si ambasadore në RMV qjo që më shumë e shijon është edhe takimi me studentët.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More