Mjegulla e dendur shkakton probleme me qarkullimin në aksin rrugor Korçë-Pogradec

nga D V

Mjegulla në orët e para të mëngjesit ka krijuar probleme në qarkullim në aksin rrugor nacional Korçë-Maliq.

Më e dendur mjegulla ka qenë në qytet, por edhe në aksin nacional që të çon drejt Pogradecit.

Në kushte të tilla atmosferike drejtuesit e automjeteve kanë qenë të detyruar të lëvizin me shpejtësi të reduktuar për të shmangur aksidentet, pasi shikimi ka qenë tejet i kufizuar.

Policia rrugore u ka kërkuar drejtuesve të mjeteve të cilët përdorin këtë aks të bëjnë kujdes në ngjitje të Qafë Thanës, ku edhe aty ka prezencë të mjegullës, segment rrugor me kthesa të shumta, disa prej të cilave të padukshme për drejtuesit e mjeteve.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More