Policia financiare ka hyrë në Klinikën për Kirurgji Torakale dhe Vaskulare, po kontrollohen tenderët e shpallur në shtatë vitet e fundit

nga Xh M

Shkup, 19 dhjetor – Policia financiare ka hyrë në Klinikën Universitare për Kirurgji Torakale dhe Vaskulare. Po kontrollohen tenderët e shpallur në shtatë vitet e fundit. Sipas mediave bëhet fjalë për periudhën kur me këtë Klinikë udhëhiqte Nexhati Jakupi, ish deputet dhe ish ministër nga radhët e BDI-së. Policia financiare ka grumbulluar të gjitha dokumentacionet në lidhje me procedurat e prokurimit publik dhe pas kontrollit dhe analizave do të përcaktohet nëse ekziston bazë për veprën penale. Mësohet se ish drejtori Nexhati Jakupi këtë Klinikë e ka lënë në borxh prej 4.6 milion euro.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More