Nënë vetëushqyese e një fëmije me autizëm. Kjo është storja e Dushica Jovanovskës, 28 vjeçe nga fshati Konopicë, Kriva Pallankë. Ajo jeton me djalin e saj Davidin dhe nënën e saj. Dushica që nga fillimi lufton që Davidi, djali i saj 7 vjeç të ketë kushte më të mira për jetesë. Këtë betejë ajo siç duket po e humb për shkak se Davidi ka nevojë që së paku tre herë në javë të vizitohet te logopedi, mirëpo Dushica nuk ka mjete financiare që t’ia mundësojë këtë.
“Dua që ai të flasë. Dua ta dërgoj në logoped por nuk kam mundësi. Me 11.000 denarë çfarë të bëjë më parë. Kur e dërgoj në shkollë kërkon t’i blej ushqim, ndonjëherë nga shtëpia, ndonjëherë i blej. Nuk mundem çdoherë t’i blej, ndonjëherë patjetër e kam që t’i marr ushqim nga shtëpia. Plus asaj ai nuk ha gjithçka”, tha Dushica Jovanovska.
Objekti në të cilin jetojnë, për shkak se nuk mund ta quajmë shtëpi, është një dhomë dhe korridor i cili shërben si kuzhinë por edhe si banjë, ku nuk ka as ngrohje. Dushica na tregoi se ata lahen në vaskë plastike për shkak të mungesës së banjës. Para ca vitesh kanë filluar që të ndërtojnë një dhomë dhe banjo por për shkak të mungesës së mjeteve financiare ndërtimi ka mbetur në gjysmë.
TV21: Jetoni së bashku me nënën tuaj?
-Po, në një dhomë, korridor, nuk kemi banjë.
TV21: Më trego tash për atë objektin jashtë që po e bëni, është i juaji..
-Po!
TV21: Deri ku keni arritur? -Është karabinë…
-Siç e patë vetëm është filluar, ka bazament dhe murre. Duhet bërë por nevojiten shumë gjëra, shumë para, orendi. Aty ajo u fillua dhe asgjë, ashtu mbeti.
Për shkak se që të tre jetojnë në një dhomë, aty e kanë dhomë qëndrimi si dhe aty flenë, Dushica nga të gjithë njerëzit human kërkon që t’i ndihmojnë që ta përfundojë objektin që ka mbetur në gjysmë. Ajo këtë gjë nuk mund ta bëjë vetë. Për shkak të gjendjes së Davidit, nuk mundet të punojë, sepse ai ka nevojë dhe e kërkon atë vazhdimisht. Të ardhurat Dushicës janë 11 mijë denarë, ndihma nga shteti.
“Kam nevojë që të ndërtohet ajo dhomë dhe banja, dhoma për të dhe banjo për të gjithë. Që të kemi ku të bëjmë dush! Këtu është ftohtë, si dhe dikush vjen, nuk është e lehtë. Së paku të bëhet banja, si dhe dhoma për të që të ketë edhe ai dhomë. Këtu është shumë ngushtë”, shtoi tha Dushica Jovanovska.
Dushica shpreson që njerëzit human do t’i ndihmojnë për hatër të Davidit, që edhe ai si të gjithë fëmijët tjerë të ketë fëmijëri të lumtur.