Reshjet e borës dhe shiut dhe erërat që përfshinë vendin kanë ndikuar jashtëzakonisht në pastrimin e ajrit

nga Xh M

Shkup, 22 dhjetor – Reshjet e borës dhe shiut dhe erërat që përfshinë vendin kanë ndikuar jashtëzakonisht në pastrimin e ajrit, posaçërisht në kryeqytet. Nga Enti Hidrometeorologjik paralajmërojnë se javën që vjen pritet mot i ndryshueshëm, por kryesisht i ftohtë me temperaturë maksimale deri në 7 gradë celsius.

“Nesër në mëngjes kemi temperature prej -6 deri në 1 gradë. Kështu do të jetë edhe në ditët e ardhshme, pak do të rriten temperaturat ndërsa rriten edhe vranësirat në mëngjes. Gjatë ditës temperaturat do të arrijnë më së shumti deri në 7 ose 8 gradë celsius, të hënën dhe të martën. Megjithatë, nesër dhe të hënën nuk presim mjegull”, deklaroi Boris Sekirarski, sinoptik.

Sipas Sekiraskit javën e ardhshme reshjet e borës do të jenë më të theksuara në vendet malore ndërsa në ato më të ulëta do të vijojnë reshjet e shiut. Ai tha se në vendet malore, trashësia e borës do të jetë e lartë posaçërisht në Kodrën e Diellit ku ka arritur mbi 30 centimetra.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More