Festat e fundvitit, Rama dhe bashkëshortja e tij festojnë me fëmijët dhe prindërit e skuadrës së Kryeministrisë

nga D V

Kryeministri Edi Rama dhe bashkëshortja e tij, Linda Rama,  organizuan një aktivitet të veçantë me fëmijët dhe prindërit, punonjës në Kryeministri, një shembull i solidaritetit dhe kujdesit ndaj atyre që kontribuojnë çdo ditë në administratën shtetërore.

Gjatë këtij eventi, ata kanë kaluar disa momente festive së bashku me fëmijët, duke u ofruar një atmosferë të gëzueshme dhe me surpriza.

Në këtë aktivitet, fëmijët kishin mundësinë t’i gëzoheshin kësaj atmosfere me rastin e festave të fundvitit me aktivitete argëtuese si lojëra dhe shfaqje të ndryshme.

“Videokartolinë fëmijësh e prindërish të skuadrës së kryeministrisë”, shprehet Rama krahas videos së publikuar në rrjetet sociale.

Gjithashtu për fëmijët u dhanë edhe dhurata simbolike nga Kryeministri Rama dhe bashkëshortja e tij Linda Rama.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More