Transportuesit privatë janë ende në pritje të shlyerjes së borxhit

nga Xh M

Shkup, 25 dhjetor – Disa linje private të transportit publik të Shkupit vazhdojnë të mos kryejnë shërbime për qytetarët për shkak të mospagesës nga ana e NQP-së. Sipas informatave tona, që nga muaji qershor nuk është shlyer borxhi ndaj tyre ndërsa presin që pasi të bëhet pagesa të rikthehen në rrugë. Qytetarët edhe sot u përballën me mungesë të autobusëve nëpër stacione.

Sipas transportuesve privatë, shtesa e pagesës për 20 denarë për kilometër është e pranueshme edhe pse kërkesa e tyre ka qenë 30 denarë shtesë apo 100 denarë për kilometër.

Në seancën e një dite më parë të Këshillit të Qytetit të Shkupit u miratua vendimi për rritjen e çmimit për kilometër për transportuesit privatë. Këshilltarët pranuan propozimet për korrigjimin e çmimit, i cili nuk ishte rishikuar që nga viti 2015.

“Propozimin për ndryshimin e vendimit për përcaktimin e vlerës së kompensimit për shërbimet e kryera në transportin e udhëtarëve sipas kriterit për kilometrat e kaluara, e hodha në votim. 28 kanë votuar pro. Kundër nuk ka. Të përmbajtur një. Konstatoj që vendimi është marrë”, deklaroi Trajko Sllaveski – Kryetari i Këshillit të Qytetit të Shkupit.

Kjo rritje është rezultat i protestave intensive të transportuesve privatë, të cilët së fundmi ndërprenë qarkullimin dhe kërkuan korrigjim të pagesës për kilometër.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More