Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të energjisë elektrike të Kosovës-KOSTT, ka njoftuar se sot disa lagje do të mbesin pa energji elektrike, pasi do të bëhet një intervenim emergjent në transformatorin energjetik TR2 në NS Prishtina 1.
Në njoftim thuhet se disa lagje do të mbesin pa energji elektrike nga ora 12:00 deri në ora 15:00.
KOSTT ka kërkuar mirëkuptim nga qytetarët./Telegrafi/