Mexhiti: Ndryshimet kushtetuese, prioritet i VLEN-it

nga Xh M

Shkup, 26 dhjetor – Zv.kryeministri i parë Izet Mexhiti ka folur për ndryshimet kushtetuese. Ai tha se tetë vitet e fundit vetëm është diskutuar për këtë temë dhe nuk është bërë asgjë.

Ai theksoi se ndryshimet kushtetuese janë prioritet i VLEN-it.

“Mendoj se nuk ka shkuar vetëm viti 2024 por edhe 8 vite e kaluara duke ia bërë muhabetin. Ne nuk e përfolim përditë, por punojmë përditë dhe aq që mund ta them se është në prioritetet me të larta ose prioriteti numër 1 i VLEN-it, aq sa na takon si shqiptar se për ndryshimet duhen 80 deputetë”.

“Ne jemi faktor lehtësuese, që kontribuon që sa më shpejtë të vijmë te ndryshimet kushtetuese pasi është e vetmja alternativë për qytetarët e vendit”, tha Mexhiti.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More