Festat e fundvitit – rrugët dhe kufijtë të kalueshëm, pritjet maksimale 5 minuta

nga D V

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka publikuar informacione të përditësuara mbi gjendjen e rrugëve dhe fluksin në pikat e kalimit kufitar.

Sipas përditësimit të fundit të gjitha rrugët që lidhen me pikat kufitare janë plotësisht të kalueshme dhe pa pengesa  për shkak të motit, duke lehtësuar qarkullimin për qytetarët që udhëtojnë brenda dhe jashtë vendit.

Pavarësisht ngricave në orët e mëngjesit dhe mjegullës në disa vende, nuk janë raportuar probleme në rrugë në asnjë nga pikat kufitare, përveç segmentit Pejë – Kullë, ku shoferët këshillohen të përdorin pajisje dimërore për shkak të kushteve të motit.

Edhe fluksi i automjeteve në pikat kufitare nuk raportohet të jetë i madh. Në pikat kryesore si Merdar, Dheu i Bardhë, Hani i Elezit, dhe Vërmicë, pritjet janë minimale 3 deri në 5 minuta.

Për të parë gjendjen e rrugëve dhe pritjet në pikat kufitare klikoni KËTU.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More