Presidenti i Republikës Bajram Begaj zhvilloi një takimin online me përfaqësuesit e Forcave të Armatosura të Shqipërisë që shërbejnë në misione dhe operacione jashtë vendit në kuadër të NATO-së, BE-së dhe OKB-së.
Presidentit Begaj i uroi efektivët shqiptarë me rastin e fillimit të vitit të ri, duke shprehur vlerësim për përkushtimin dhe sakrificën e tyre që në momentet e ndërrimit të viteve ndodhen larg familjeve dhe njerëzve të dashur, në krye të detyrës dhe në shërbim të një misioni fisnik për ruajtjen e paqes dhe sigurisë.
“Shqipëria është një vend i vogël, por me kontribute të mëdha për paqen dhe sigurinë. Vetë prezenca dhe shërbimi juaj,nga Kosova, në Bosnjë, nga Bullgaria, Letonia, Deti Egje, Irak, Sinai dhe deri në Sudanin e Jugut,është dëshmi e qartë e angazhimit dhe përkushtimit të vendit tonë ndaj paqes dhe sigurisë jo vetëm në rajon, por në mbarë botën.
Gjatë vitit që po lëmë pas, unë, në të gjitha vizitat që kam bërë jashtë vendit, jam takuar edhe me kontingjentin tonë që shërben në misione dhe kudo ku kam shkuar jam ndjerë jashtëzakonisht i mbushur dhe krenar për fjalët e mira dhe fjalët e jashtëzakonshme të thëna në adresën tuaj për punën dhe përkushtimin tuaj, për profesionalizmin që ju tregoni atje ku jeni me mision. Kuptohet, misioni kërkon përgjegjshmëri të lartë dhe ju e keni përmbushur atë”, u shpreh Begaj.
“Ju jeni ambasadorët më të mirë dhe, falë shërbimittuaj, flamuri kombëtar që ne pamë të valëvitet, valëvitet kudo me krenaripërkrah flamujve të tjerë të NATO-s”, tha Presidenti.
Begaj vuri në dukje se, agresioni Rus ndaj Ukrainës ka ndryshuar tërësisht mjedisin e sigurisë. Kërcënimet e vjetra dhe të reja parashikojnë dhe parashtrojnë domosdoshmërinë e zhvillimit dhe modernizimit të Forcave tona të Armatosura.
“Gjatë vitin 2024, në bisedat që kam bërë me Shefin e Shtabit të Përgjithshëm dhe me Ministrin e Mbrojtjes, jam informuar se buxheti i mbrojtjes është rritur dhe po kështu është rritur edhe ajo që është më e rëndësishme, mbështetja për ushtarakët. Unë besoj se është detyrim mbështetja për të gjithë ushtarakët dhe familjarët e tyre.
Dinamikat gjeopolitike kërkojnë rritjen e kontributeve tona në NATO dhe forcimin e solidaritetit tonë. Shqipëria do të vazhdojë të jetë kontributore aktive me pjesëmarrjen e saj në misione dhe operacione kudo ku të kërkohet dhe sa herë të kërkohet”, tha Presidenti.