Presidentja Siljanovska-Davkova për vizitë në kazermën “Jane Sandanski” në Shtip

nga D V

Shkup, 1 janar – Presidentja dhe Komandanti i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura, Gordana Siljanovska-Davkova, e shoqëruar nga shefi i Shtatmadhorisë së Armatës, gjeneralmajor Sashko Lafçiski, sot do t’i vizitojnë pjesëtarët e Armatës në kazermën “Jane Sandanski” në Shtip.

Gjatë vizitës, presidentja Siljanovska, siç kumtoi kabineti i saj, do të vizitojë disa nga njësitë e ushtrisë në këtë kazermë dhe do të marrë pjesë në takimin taktik-teknik të organizuar nga Batalioni i Dytë i Këmbësorisë, pas së cilës do të marrë pjesë në një drekë të përbashkët.

Vizita e pjesëtarëve të Armatës në ditën e parë të Vitit të Ri është një aktivitet tradicional i Presidentit dhe Komandantit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More