​Moti këtë javë, rritje e lehtë e temperaturave

nga D V

Mot kryesisht me diell dhe vranësira të pakta me temperatura deri në 12 gradë Celsius pritet të mbajë  gjatë kësaj jave mbi vendin tonë.

Të hënën do të mbajë mot kryesisht me diell dhe vranësira të pakta. Në mëngjes do të ketë ngrica dhe kushte për mjegull. Temperaturat minimale do të luhaten ndërmjet -6 deri -3 gradë Celsius, ndërsa maksimale 3-7 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë nga juglindja.

Mot me diell dhe vranësira të pakta do të mbajë edhe ditën e martë, me temperatura minimale -3 deri 1 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale 6-9 gradë Celsius. Do të ketë erë të lehtë nga juglindja.

Mot i ngjashëm do të mbajë edhe ditën e mërkurë, me temperatura minimale -2 deri 2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet 7-12 gradë Celsius. Era do të fryjë nga juglindja me shpejtësi 1-3 metër për sekondë.

Mot me diell dhe vranësira të dendura do të mbajë ditën e premte. Vranësirat parashihen të sjellin riga shiu në vise të ulëta, derisa në viset malore parashihen fjolla bore. Temperaturat minimale do të luhaten 0-3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet 5-10 gradë Celsius.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More