Reagim i BDI-së ndaj kumtesës së VMRO

nga Xh M

Shkup, 8 janar – Pasi reagimi ynë i sotëm zbuloi planin e qeverisë me legjitimitet monoetnik për të shfuqizuar gjuhën shqipe si gjuhë zyrtare, VMRO-DPMNE u përgjigj me papagallizmin dhe propagandën e zakonshme, duke përhapur narrativën se BDI na paska frikë nga e kaluara kriminale. Le ta themi shkurt e qartë: të gjithë kriminelët, pa dallim etnie apo partie, duhet të përgjigjen! Ne qëndrojmë gjithmonë pas këtij parimi dhe nuk do të mbrojmë askënd që ka shkelur ligjin!

Por mos mendoni se me kërcënime dhe propagandë të tillë do të na frikësoni:

Ku është fjala për gjuhën shqipe, për dinjitetin dhe identitetin tonë kombëtar, ne nuk kemi frikë as nga përndjekja, as nga vdekja!

Ju mund të përpiqeni ta kriminalizoni luftën tonë për liri, ashtu siç bënë regjimet e dikurshme, por mos harroni se rrota e historisë nuk kthehet mbrapa:

Historia e ka treguar gjithmonë kush mbijeton dhe kush përfundon me turp! Prekni ç’të doni, por duart larg nga kjo që për ne shqiptarët është e shenjtë!

Larg duart nga gjuha shqipe!

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More