“Vizbeg, Luboten e Radishan”, Kosotovski thotë se po pastrohen nga bora rrugët e Butelit

nga Xh M

Shkup, 12 janar – Kreu i komunës së Butelit, Darko Kostovski në rrjetet sociale mëngjesin e sotëm thotë se janë ndërmarrë të gjitha masat e duhura për të pastruar rrugët në këtë komunë pas reshjeve të dendura të borës.

Kostovski thotë se është formuar shtabi i krizës në kuadër të komunës, që po e ndjek në vazhdimësi situatën.

“Shërbimet janë në terren dhe pastrojnë borën. Janë pastruar të gjitha pikat më të larta dhe kritike në komunën e Butelit, fshatin Lubanci dhe fshatin Luboten… Vazhdojmë në Radishan, Butel dhe Vizbeg”, ka shkruar mes tjerash Kostovski.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More