Ministria e Transportit: Rrugët pastrohen, të dejtohen automjetet me kujdes

nga D V

Shkup, 13 janar – Ministria e Trasportit dhe Lidhjeve informon se ekipet kujdestare në NP Rrugët e Maqedonisë dhe gjatë natës në vazhdimësi kanë qenë në terren dhe kanë kryer pastrim të të gjitha rrugëve shtetërore me qëllim që t’i mbajnë të kalueshme për qarkullim.

“Qarkullimi zhvillohet në kushte dimërore në rrugë të lagështa me mbetje bore nëpër rrugë. Shërbimet e NP “Rrugët e Maqedonisë” me gjithë makinerinë dhe fuqinë punëtore vazhdojnë të hapin rrugën për qarkullim normal në rrugët shtetërore”, thonë nga Ministria.

Ata apelojnë tek të gjithë drejtuesit e mjeteve që të respektojnë dispozitat ligjore për drjetimin e automjeteve në kushte dimërore dhe të kenë pajisje dimërore për veturat e tyre, të lëvizin me kujdes, t’i respektojnë shenjat e vendosura të komunikacionit dhe të respektojnë rekomandimet e shërbimeve të qarkullimit. 

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More