PZAP ndëshkon me 2 mijë euro LVV-në

nga D V

Lëvizja Vetëvendosje është gjobitur me 2 mijë euro për shkak të shkeljes së Kodit në fushatë zgjedhore për zgjedhjet e përgjithshme që do të mbahen më 9 shkurt 2025, raporton Ekonomia Online.

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtesa (PZAP) ka njoftuar se kjo ankesë është bërë nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

Në vendim thuhet se anëtarit të Komisionit Komunal Zgjedhor të Lëvizjes Vetëvendosje në Obiliq, Berat Gashit, i është ndaluar pjesëmarrja në zgjedhje si kandidat apo edhe si pjesë administrative e ndonjë organi zgjedhor për dy vite nga dita e marrjes së vendimit duke përfshirë edhe zgjedhjet e përgjithshme të 9 shkurtit.

Ndryshe, ky është dënimi i dytë që ky subjekt politike ka marrë brenda pak ditësh. Kjo pasi LVV është dënuar më 3 mijë euro edhe për për shkak të gjuhës fyese që kryeministri Albin Kurti e ka përdorur gjatë një tubimi elektoral më 13 janar në Pejë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More