Sarajeva me ajrin më të ndotur në botë, Shkupi i 16-ti, Prishtina e 22-ta

nga D V

Shkup, 22 janar – Ajri i ndotur ka përfshirë rajonin, si Bosnjën e Hercegovinën, Maqedoninë e Veriut, por edhe Kosova nuk është në pozitë të mirë.

Në ranglistën e IQAir, që bën matjen e cilësisë së ajrit në nivel global, Sarajeva (në ora 07:54) është në vendin e parë me ajrin më të ndotur në botë me 460 pikë e që cilësohet si i rrezikshëm.

Nga rajoni ajër të ndotur është raportuar të ketë edhe Shkupi, që gjendet në orët e mëngjesit të së mërkurës në vendin e 16-të me 155 pikë, që referohet si ajër i pashëndetshëm.

Në këtë ranglistë, Prishtina sot në mëngjes ndodhet në vendin e 22-të, me 136 pikë, që cilësohet si i pashëndetshëm për grupet e ndjeshme.

 

Detaje tjera të matjes së cilësisë së ajrit mund t’i shikoni më poshtë

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More