Policia Financiare paraqet kallëzim penal për fshehje të tatimit

nga D V

Shkup, 22 janar – Drejtoria e policisë financiare në Prokurorinë Themelore Publike në Shkup ka paraqitur kallëzim penal kundër A.B.G në cilësinë e pronarit dhe drejtuesit të subjektit juridik Shoqëria për shërbime konsulentë ALTERA KONSALLTING SHPKNJP- Shkup dhe kundër personit juridik Shoqëria për shërbime konsulentë ALTERA KONSALLTING SHPKNJP- Shkup, për dyshim të bazuar për kryerjen e veprës penale të nenit 60-a të Ligjit për tatimin mbi vlerën e shtuar. I denoncuari i parë me 03.08.2021 me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm material për vete dhe i denoncuari i dytë, personi juridik Shoqëria për shërbime konsulentë ALTERA KONSALLTING DOOEL- Shkup, kanë vepruar në kundërshtim me nenin 43 paragrafi 3 të Ligjit për TVSH-në ku detyrimin e paraqitur të TVSH-së në shumë prej 11.004.500 denarë, që ka qenë i obliguar ta paguaj në afat prej 15 ditë pas datës së pranimit të vendimit për vlerësim tatimor, nuk e ka paguar, gjegjësisht e ka ndarë për vete dhe personin e denoncuar juridik, me çka i denoncuari e ka dëmtuar buxhetin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në shumë prej 11.004.500 denarë. /Alsat.mk

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More