AUV me kontrolle të jashtëzakonshme në Qendrat Turistike

nga Xh M

Tetovë, 26 janar – Nga Agjencia për Ushqim dhe Veterinari në një komunikatë për media kanë njoftuar se kanë kryer kontrolle të jashtëzakonshme në Qendrat turistike.

Nga AUV bëjnë të ditur se janë kontrolluar 18 operatorë ushqimorë në Qendrat e Skijimit edhe atë në Kodër të Diellit, Mavrovë, Ponikva, Krushevë, Pelister dhe në Mihajlovo. AUV njofton se inspektorët e Agjencisë kanë vërejtur parregullësi vetëm të një operator, i cili siç thonë, nuk ka qenë i regjistruar në Agjencinë për Ushqim dhe Veterinari si operator ushqimor, me të cilën i është shqiptuar gjobë dhe i është dhënë urdhër për regjistrim të menjëhershëm.

“Inspektorët e Agjencisë kanë konstatuar mospërputhje vetëm te një operator, i cili i njëjti nuk ka qenë i regjistruar në AUV si operator ushqimor, i është shqiptuar gjobë dhe urdhër për regjistrim urgjent. Te operatorët tjerë nuk janë konstatuar parregullësi”, thonë nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More