Mot me diell dhe me vranësira mesatare, mjegull nëpër lugina

nga D V

Shkup, 27 janar – Moti sot do të jetë me diell me vranësira të lehta deri në mesatare dhe kryesisht i qetë, ndërsa nëpër lugina me mjegull dhe vranësira të ulëta në pjesën më të madhe të ditës. Temperatura minimale do të lëvizë në intervalin -3 deri në 4, ndërsa maksimalja do të arrijë në 5 deri në 15 gradë.

Siç njofton DPHM, në Shkup është me mjegull dhe qetësi. Reduktim të pjesshëm të mjegullës do të ketë pasdite. Temperatura minimale do të zbresë deri në 1, ndërsa ajo maksimale do të arrijë në 8 gradë.

Moti do të jetë stabil edhe nesër, me mjegull dhe më ftohtë nëpër lugina, ndërsa në vendet më të larta dhe male relativisht i ngrohtë.

Të mërkurën do të ketë reshje të herëpashershme të shiut në pjesët perëndimore, ndërsa të enjten në disa vende. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare jugore, e cila nga e premtja do të ndryshojë drejtimin në veri. 

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More