PSD dorëzon letrën e ministrit Maqedonci në prokurori speciale

nga D V

Partia Socialdemokrate ka dorëzuar sot në Prokurorinë Speciale letrën e ministrit Maqedonci drejtuar komandantit të KFOR-it, raporton Ekonomia Online.

Zgjim Hyseni tha se kjo letër riafirmon zotimin që FSK mos të shkojë në veri pa koordinim paraprak me KFOR-in.

“Në vitin 2020 Kurti këtë veprim e kishte denoncuar si të pafalshëm, të papranueshëm e kundërkushtetues, cenim sovraniteti”, tha ai.

Hyseni tha se kjo nuk është thjesht hipokrizi. “Kur e sheh veten instrument për realizim të domosdoshmërisë historike gama e mjeteve hapet në pafundësi. Kjo është arsyeja pse bolshevizmi është makiavelizmi më radikal”, theksoi ai.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More