Paraburgim prej tetë ditëve për kirurgun nga Manastiri i dyshuar për marrje të ryshfetit

nga D V

Manastir, 30 janar – Prokuroria Publike ka caktuar masën e paraburgimit prej tetë ditëve për kirurgun M.S. (64), i punësuar dhe në pozitë udhëheqëse në ISHP Spitali Klinik – Manastir.

Siç është bërë e ditur, M.S. ishte arrestuar për shkak të marrjes së ryshfetit prej 150 eurove në Spitalin Klinik të Manastirit, rast i regjistruar nga SPB Manastir më 28 janar në hapësirat e spitalit në Manastir.

Sipas Prokurorisë, dyshimi ka dalë nga fakti se i dyshuari si person i cili ka kryer punë me interes publik, mjek – kirurg i Departamentit për Kirurgji në kuadër të ISHP Spitali Klinik “Dr. Trifun Panovski” në Manastir, ka kryer intervenim, ndërsa tërthorazi, përmes një dëshmitari, ka kërkuar nga djali i i pacientes që t’i japë 150 euro që të qeroset për punën e kryer. Pasi i dyshuari i ka pranuar paratë, ishte kryer bastisje, ndërsa persona zyrtarë nga SPM Manastir i kishin gjetur dhe marrë paratë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More