Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

nga Xh M

Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) e njohur si Gjykata Speciale ka njoftuar për ndryshime të mëtejshme në listën e dëshmitarëve në çështjen kundër Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Sipas dokumentit të dorëzuar para Panelit të Dytë të Gjykatës, ZPS nuk do të mbështetet më në dëshmitë e disa dëshmitarëve, emrat e të cilëve nuk janë publikuar.

Po ashtu, disa dëshmi do të paraqiten me shkrim.

Pas këtyre ndryshimeve, vetëm gjashtë dëshmitarë mbeten për të cilët ende nuk është dhënë një njoftim ose një konfirmim për statusin e tyre.

“Me këto ndryshime të mëtejshme, vetëm gjashtë dëshmitarë mbeten për të cilët ende pritet një njoftim ose tregues tjetër i statusit. Kjo do të bëhet, siç është paraqitur më parë, sa më shpejt që të jetë e mundur për të siguruar kohë të mjaftueshme për përgatitje”, thuhet në njoftim.

ZPS ka deklaruar se do të bëjë njoftimet e nevojshme në kohën më të përshtatshme për të mundësuar përgatitjen e duhur.

Kjo paraqitje është dorëzuar si konfidenciale në përputhje me Rregullën 82(4) të procedurave të Gjykatës Speciale.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More