Spitali i Nefrologjisë në Strugë përballet me mungesë kuadri

nga Xh M

Strugë, 1 shkurt – Spitali i Nefrologjisë në Strugë po përballet me një mungesë të theksuar të personelit mjekësor, çka mund të çojë në mbylljen e disa shërbimeve. Pavarësisht kërkesave të vazhdueshme për mjekë të specializuar dhe të përgjithshëm, situata mbetet e vështirë dhe kërkon veprime urgjente thotë drejtuesi i këtij spitali Jetmir Ziba. Sipas tij përballja me këtë problemi serioz mund të çojë në mbylljen e disa shërbimeve.

“Ne si institucion kemi urgjentisht nevojë për punësime të reja, pasi çdo ditë përballemi me numër të rritur të pacientëve, sidomos nga vendet fqinje. Na duhen mjekë të specializuar dhe mjekë të përgjithshëm. Për momentin kemi vetëm një mikrobiolog në institucionin tonë, e cila do të dalë në pension, dhe nuk kemi mjek të specializuar që mund ta zëvendësojë. Po ashtu, vitin e kaluar mbyllëm një shërbim për shkak se infektologu ynë doli në pension dhe nuk kemi mundur të punësojmë një infektolog.”, tha drejtori i spitalit të Nefrologjisë, Jetmir Ziba.

Ziba bën apel për institucionet përkatëse që të mundësojnë punësime të reja, pasi situata ka arritur në një pikë kritike

“Për momentin, kemi miratim nga Ministria e Shëndetësisë për 25 kontrata, por nevoja jonë për punësime është akoma më e madhe. Përveç këtyre kontratave, theksoj përsëri se kemi nevojë urgjente për punësime të reja. Kemi marrë premtim nga Ministria e Shëndetësisë për një konkurs, por akoma nuk kemi informacion se sa punësime do të realizohen dhe kur.”, u shpreh Ziba.

Vetëm gjatë vitit 2024, ky spital ka ofruar shërbime mjekësore për 1819 pacientë në ambulantën nefrologjike nga Ohri dhe 760 pacientë në ambulantën urologjike. Ndryshe spitali Nefrologjisë në Strugë ka humbur 20 punonjës që nga viti 2021 deri tani, kurse deri ne vitin 2029 pritet të dalin në pension 57 të tjerë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More