Vazhdon arratia e Daut Lazes nga burgu i Shënkollit, arrestohen tre rojet e burgut

nga D V

Arratisja e një dite më parë e Daut Lazes nga burgu i Shënkollit i ka kushtuar rëndë 3 efektivëve që ishin në detyrë në ato momente.

Sipas të dhënave më të fundit, rojet e burgut të Shënkollit Gjin Ndoka, Tonin Nikolli dhe Zhaneta Mella janë vënë në pranga për shpërdorim detyre në këtë rast.

49-vjeçari Daut Laze nga Çorovoda, por me banim në Tiranë ndodhej i shtruar në dhomën e mjekimeve dhe në orët e para të mëngjesit të kësaj të marte u arratis prej andej duke kapërcyer murin. Mungesa e tij në dhomë u vu re gjatë ndërtimit të turneve dhe kryerjes së apelit.

Ai u arrestua më 16 nëntor të vitin 2021 për dhunë në familje, nga një denoncim që ëma thotë se nuk ka ardhur prej tyre. Më 4 nëntor të vitit që shkoi Gjykata e Tiranës vendosi për të “Mjekim të detyruar në një institucion spitalor”. Këtë dënim po e vuante në burgun e Shënkollit, aty ku u zhvendosën të gjithë të dënuarit me probleme të shëndetit mendor pas mbylljes së burgut të Zaharisë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More