Sidnei, 13 shkurt – Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme Timço Mucunski, pati takim me deputetin australian dhe ministër i Punëve të Jashtme në hije, Dejvid Kolman, i cili është mik i madh dhe mbështetës i komunitetit maqedonas në Australi.
Në takim, siç kumtoi MPJTJ, është biseduar për ngjarjet politike aktuale, mundësinë e vizitës së tij në Republikën e Maqedonisë së Veriut, si dhe për zhvillimet e mëtejshme në politikën e jashtme të Australisë. Theks i veçantë është vendosur në rolin e rëndësishëm të komunitetit maqedonas si një urë e fortë e miqësisë ndërmjet dy vendeve.
Të dyja palët shprehën gatishmërinë për të vazhduar dialogun dhe për të punuar së bashku në iniciativa që do të kontribuojnë në thellimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe hapjen e mundësive të reja për bashkëpunim në fushat me interes të përbashkët, thuhet në kumtesën e MPJTJ-së.