Ministri shqiptar i Mbrojtjes u kërkon aleatëve vigjilencë për Kosovën

nga Xh M

Ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë, Pirro Vengu në takimin e Ministrave të Mbrojtjes së vendeve të NATO-s, u ka kërkuar aleatëve vigjilencë të shtuar për Koosvën.

Në këtë takim, ku i pranishëm ishteedhe sekretari i Trump, Pette Hegseth, Vengu tha se planet aleate meritojnë të përditësohen me veprime të reja strategjike përballë sfidave të shumta hibride me të cilat po përballemi.

Postimi i plotë:

Bruksel
Në takimin e Ministrave të Mbrojtjes së vendeve të NATO-s, ku kryefjala ishte rritja e domosdoshme e kontributeve dhe kapaciteteve të vendeve aleate, në dritën e negociatave për një paqe të qëndrueshme mes Rusisë dhe Ukrainës.
Nën impulsin e ri amerikan, pritshmëritë janë të larta për një përpjekje më të madhe të vendeve evropiane në forcimin e kapaciteteve luftarake dhe marrjen e përgjegjësive të reja për mbrojtjen e kontinentit.
Shpreha gatishmërinë e Shqipërisë që shtimin e burimeve financiare për mbrojtjen ta përkthejmë në:
• më shumë kapacitete operacionale,
• ringjallje të industrisë ushtarake,
• infrastrukturë në mbështetje të modernizimit të forcave tona dhe në funksion të Aleancës.
Në këtë kontekst, një industri ushtarake reaguese është kyçe për të prodhuar armatimin, municionet dhe pajisjet e nevojshme.
Gjithashtu, theksova nevojën për vigjilencë të shtuar të Aleancës në Evropën Juglindore, veçanërisht në raport me Kosovën, si dhe në zonën Adriatiko-Joniane, ku planet aleate meritojnë të përditësohen me veprime të reja strategjike përballë sfidave të shumta hibride me të cilat po përballemi.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More