Gruaja përfundon në QKUK, dyshohet se u ndoq dhe u godit me veturë nga ish-bashkëshorti

nga Xh M

Një grua ka përfunduar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, pasi dyshohet se është goditur me veturë nga ish-bashkëshorti i saj në Ferizaj.

Këtë e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë, Kanun Veseli, i cili tha se i dyshuari e ka ndjekur viktimën, e cila po ashtu ishte duke vozitur, derisa e ka goditur pranë sheshit “Adem Jashari” në këtë komunë.

“Më datë 17.02.2025, rreth orës 01:30, i dyshuari Sh. R(M/K) 31 vjeç, duke drejtuar automjetin e tij, kishte ndjekur viktimën (ish-bashkëshorten), e cila po ashtu ishte me veturë. Kur kanë arritur në Ferizaj, te Sheshi “Adem Jashari”, i dyshuari e ka goditur automjetin e viktimës, ndërsa të dy ishin në lëvizje. Si pasojë, viktima ka pësuar lëndime trupore. Pas tretmanit mjekësor fillestar në Ferizaj ajo është dërguar për trajtim të mëtejshëm në QKUK – Prishtinë”, deklaroi ai.

Sipas Veselit, në të dy automjetet janë shkaktuar dëme materiale. Hetuesit dhe krimteknikët kanë dalë në vendin e ngjarjes për ekzaminimin e automjeteve dhe ato janë larguar nga vendi i ngjarjes.

Rasti është cilësuar si “Lëndim i rëndë trupor” dhe “Asgjësim apo dëmtim i pasurisë”.

“Lidhur me rastin, është kontaktuar prokurori kujdestar, i cili ka udhëzuar që rasti të cilësohet si “Lëndim i rëndë trupor” dhe “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit të shtetit, i dyshuari është ndaluar për 48 orë, ndërsa ndihmë mjekësore ju ka ofruar edhe të dyshuarit”, deklaroi ai

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është ndaluar për 48 orë, ndërsa ndihmë mjekësore ju ka ofruar edhe të dyshuarit.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More