Komuna e Prishtinës njofton se ka miratuar ndryshime në qarkullimin e mjeteve motorike në lagjen Dardania

nga D V

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se ka miratuar ndryshime në qarkullimin e mjeteve motorike në lagjen Dardania për të lehtësuar lëvizjen në këtë zonë.
Në njoftim thuhet se “rruga që ka qenë njëkahore nga kryqëzimi në rrugën Sali Çeku deri te rruga Ymer Elshani do të bëhet dykahore”.
“Lëvizja do të zhvillohet nga kryqëzimi me rrugën Isë Boletini, në drejtim të rrugës 28 Nëntori, deri te kryqëzimi me rrugën Sali Çeku, që lidhet me rrugën Ilaz Kodra dhe përfundon te rruga Ymer Elshani”, bëhet e ditur në njoftim.

Gjithashtu thuhet se ndryshimi do të mbetet në fuqi deri në përfundimin e punimeve dhe rregullimet e ardhshme infrastrukturore.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More