Pesë kandidatë për drejtor të Filarmonisë, do të zgjedhet ai i cili i plotëson të gjitha kushtet, siguron Ljutkovi

nga D V

Shkup, 21 shkurt – Zgjedhja për drejtor të Filarmonisë do të zbatohet në mënyrë të ligjshme, siguron ministri i Kulturës Zoran Ljutkovi, pas takimit të sotëm me Organizatpn Sindikale të të Punësuarve në Filarmoni.

Siç informoi Ljutkovi, është formuar komisioni që duhet të dorëzojë raport për kandidaturat e pranuara. Ka pesë kandidatë për drejtor dhe drejtor do të jetë ai që plotëson të gjitha kushtet që ekzistojnë në ligj.

Organizata Sindikale e të Punësuarve në Filarmoni sot mbajti një protestë para Ministrisë së Kulturës, duke apeluar që Ministria të respektojë dispozitat ligjore gjatë zgjedhjes së drejtorit në konkursin e përfunduar javën e kaluar, pas së cilës janë pranuar në bisedë me ministrin Ljutkov.

Vlladimir Llazarevski, nga Organizata Sindikale e të Punësuarve në Filarmoninë e Maqedonisë, pas takimit tha se kanë marrë garanci nga ministri se do të veprojë ligjërisht, se zgjedhja për drejtor të Filarmonisë së Maqedonisë do të bëhet me ligj dhe se kjo do të thotë se kandidati do të ketë pesë vjet përvojë pune në kulturë, certifikata dhe gjithçka që parashihet në konkurs.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More