Myqereme Rusi i bashkohet Izet Mexhitit dhe LD

nga Xh M

Shkup, 21 shkurt – Me nderin dhe respektin më të thellë, mirëpres në ekipin tim si këshilltare për arsim, prof. Myqereme Rusin, një nga emrat më të ndritur të arsimit shqip në Maqedoninë e Veriut.

Një ikonë e arsimit, një vizionare, një luftëtare e palëkundur për dijen dhe të drejtat kombëtare!

Si një nga themelueset e Universitetit të Tetovës, ajo nuk ka qenë thjesht dëshmitare e historisë, por vetë krijuesja e saj. Me guxim dhe vendosmëri, në kohët më të vështira, ajo e mbrojti arsimin shqip jo vetëm si një e drejtë, por si një mision që nuk mund të ndalet.

Kontributi i saj i jashtëzakonshëm në edukim, përkushtimi i palodhur ndaj brezave të rinj dhe angazhimi për barazi e ka shndërruar atë në një figurë të madhe, për kombit e vendin tonë. Përvojën, urtësinë dhe idealizmin e saj do t’i shfrytëzojmë për ta çuar arsimin shqiptar në nivele të reja, për të fuqizuar rininë dhe për të ndërtuar politika që e bëjnë dijen shtyllën e pathyeshme të së ardhmes sonë.

Mirësevjen, e nderuara profesoreshë Myqereme Rusi. Bashkë për arsim, bashkë për të ardhmen!

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More