Të hënën seanca ndaj ish-krerëve të UÇK-së

nga Xh M

Gjatë javës së ardhshme do të vazhdojë procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë.

Nga e hëna deri të enjten, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi do të paraqiten para trupit gjykues, me seancat që do të nisin çdo ditë në orën 09:00.

Gjatë kësaj jave, në Gjykatën Speciale u mbajtën dy konferenca dhe vetëm një seancë gjyqësore, gjatë së cilës ish-presidenti Hashim Thaçi pati probleme shëndetësore.

Të martën, më 18 shkurt, Gjykata Speciale vendosi të zgjasë masën e paraburgimit për dy muaj për Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin, të cilët po përballen me akuza për krime lufte.

Ndërkohë, dje kryetarja e Dhomave të Specializuara, Ekaterina Trendafilova, vendosi për modifikimin e dënimeve të Sabit Januzit dhe Ismet Bahtijarit, duke lejuar lirimin e tyre me kushte të përcaktuara në vendimet përkatëse.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More