Mexhiti mirëpret gazetarët nga Zvicra

nga Xh M

Shkup, 25 shkurt – Ishte kënaqësi të mirëpres përfaqësuesit e Shoqatës së Shtypit të Huaj në Zvicër dhe Lihtenshtajn (APES), një organizatë e rëndësishme që luan rol kyç në informimin e opinionit ndërkombëtar. Mediat, si një nga shtyllat kryesore të shoqërisë demokratike, jo vetëm që ofrojnë informacion dhe kërkojnë transparencë, por edhe nxisin debatin publik dhe analizën e thelluar mbi çështje me rëndësi globale.

Në qendër të bisedës ishte Maqedonia e Veriut, tashmë 33 vjet si shtet dhe rruga e saj drejt Bashkimit Evropian. Në takim theksova edhe një herë angazhimin tonë të palëkundur për t’u bërë pjesë e familjes evropiane, duke vënë në pah reformat e ndërmarra, sfidat e kapërcyera dhe hapat e mëtejshëm në këtë proces. Integrimi evropian mbetet një prioritet strategjik, i domosdoshëm për zhvillimin dhe stabilitetin e vendit tonë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More