Takim i ministrit Toshkovski me ambasadorin pakistanez Modsar Çaudari

nga Xh M

Shkup, 25 shkurt – Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski sot realizoi takim pune me ambasadorin pakistanez me seli në Sofje, kompetenca e të cilit e mbulon edhe Maqedoninë, Modsar Çaudari.

Nga MPB-ja kumtuan se takimi është shfrytëzuar për vazhdimin e bisedimeve për intensifikimin e bashkëpunimit në fushën e sigurisë që kanë filluar gjatë një takimi të mëparshëm me ministrin pakistanez të Punëve të Brendshme, Sajed Mohsin Raza Nakvi.

“Ambasadori Çaudari edhe një herë e konfirmoi vullnetin e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Pakistanit për nënshkrimin e marrëveshjes për riatdhesim me Ministrinë e Punëve të Brendshme të Maqedonisë, që do të jetë veçanërisht e vyeshme për ne në luftën kundër migrimit paligjshëm si vend nëpër të cilin kalojnë migrantët paligjshëm me origjinë pakistaneze. Në të njëjtën kohë, iu referuam edhe procedurës për nënshkrimin e marrëveshjes për bashkëpunim policor, e cila ndër të tjera do të përfshinte bashkëpunimin që do të realizohej përmes Qendrës për trajnim pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme”, theksoi ministri Toshkovski.

Siç qëndron në kumtesën, të dy vendet, përkundër distancës gjeografike, kanë një synim të përbashkët – sigurimin e një mjedisi të sigurt jetese për qytetarët e tyre me respektimin e të drejtave të tyre, dhe në këtë drejtim, të dyja palët shprehën gatishmëri dhe dëshirë për intensifikimin e bashkëpunimit.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More