Deputeti shqiptar në kantonin e Bernit: Në Zvicër familjet shpenzojnë 2.95% të pagës për energji elektrike, kurse në Kosovë 14.9%

nga D V

Qytetarët në Kosovë janë duke u shqetësuar për mundësinë e shtrenjtimit të energjisë elektrike në muajt në vazhdim, pasi që Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) ka njoftuar se disa kompani të rëndësishme të sektorit energjetik, si KOSTT, KEDS dhe KESCO, kanë dorëzuar kërkesat për përshtatjen e të Hyrave të Lejuara për vitin 2025.

Deputeti i Kantonit të Bernit në Zvicër, Korab Rashiti, ka reaguar ndaj këtyre zhvillimeve duke bërë një krahasim ndërmjet çmimeve të energjisë elektrike në Kosovë dhe Zvicër, transmeton Telegrafi.

Sipas Rashitit, një familje mesatare në Kosovë shpenzon 14% të pagës për 1000 kWh të energjisë elektrike.

Kurse, në Zvicër një familje mesatare shpenzon vetëm 2.94% të pagës së saj për të njëjtën energji elektrike.

Deputeti Rashiti po ashtu ka shkruar se të ardhurat në Kosovë janë 540 euro, ndërsa në Zvicër 6800 euro.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More