Asnjë shenjë nga paralajmërimet e Toshkovskit, makinat vazhdojnë të parkohen vend e pa vend

nga Xh M

Tetovë, 3 mars – Edhe pse u paralajmëruan se do ketë kontrolle të shtuara në rrugët e Tetovës me qëllim të zbutjes së kaosit dhe rritjes së sigurisë në trafik, megjithatë pjesët kryesore të qytetit duken kështu. Makina të parkuara në të dyja anët e sheshit të qytetit, nuk kursehet as stacioni i autobusëve, ndërsa nuk ndërmerret asnjë masë.

Ministri i Brendshëm kohë më parë paralajmëroi plan të ri.

“Dua të paralajmëroi se në të ardhmen, pra nda java e ardhshme do filloj zbatimi i një plani të ri për të dhënë ad hok zgjidhje me kontrolle të shtuara policore dhe kontrolle në bashkëpunim me shërbimin merimangë të qytetit në pjesën e gjitha rrugëve kyçe të komunës”, deklaroi Pançe Toshkovski Ministër i Punëve të Brendshme.

Kreu i komunës Bilall Kasami paralajmëroi se përparësi do t`iu jepet bulevardeve por edhe hyrje-daljeve të qytetit, ndërsa në terren pamjet flasin ndryshe.

“Siç biseduam me ministrin prioritet do të jenë rrugët kryesore bulevardet aty ku ka më së shumti makina por edhe autobusë të transportit publik dhe pikat më kritike hyrje daljet e qytetit ku kemi vend parkime”, tha Bilall Kasami. Kryetar i komunës së Tetovës.

Të bllokuara sot rezultonin edhe rreth rrotullimet kryesore në sheshin e qytetit, të cilët, siç mund të shihen në pamje, janë kthyer në vendparkime për taksitë, pasi vendet e tyre janë të mbushura me makina të tjera të parkuara.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More