Shkup, 6 mars – Ministri i Administratës Publike, Goran Minçev, mori pjesë në panel sesionin me temë “Perspective of Local Government Reform and EU Integration”, si pjesë të konferencës SYNERGY, në organizim të Western Balkans Fund, e në bashkëpunim me Ambasadën japoneze në Shqipëri dhe International Visegrad Fund, që mbahet në Tiranë.
Ngjarja u përqëndrua në reformat për avancimin e vetadministrimit lokal dhe përmirësimit të efikasitetit të administratës publike, informojnë nga Ministria.
Në fjalimin e tij, Minçev tha se përforcimi i administratës lokale është një nga prioritete kyçe të Qeverisë, pasi, siç tha, administratë profesionale, efikase dhe autonome lokale do të thotë shërbime më të mira publike për qytetarët dhe besim më i madh në institucione.

Ai theksoi se në muajt e parë të mandatit të saj, Qeveria ka ndërmarrë hapa konkretë për përmirësimin e menaxhimit të vetqeverisjeve lokale, përfshirë nënshkrimin e Memorandumit për bashkëpunim me BNJVL-në, i cili për herë të parë i dha komunave rol të drejtpërdrejtë në krijimin e zgjidhjeve ligjore për administratën publike.
Ministri Minçev po ashtu theksoi se Qeveria ka ndarë 245 milionë euro për mbështetjen e komunave, mjete që do të përdoren për përmirësimin e infrastrukturës administrative dhe publike, duke përfshirë: modernizimin e kapaciteteve administrative komunale, digjitalizimin e shërbimeve lokale për procedura më të shpejta dhe transparente, ndërtimin dhe rindërtimin e shkollave, kopshteve, sallave sportive, si dhe përmirësimin e ujësjellësit dhe kanalizimit.
“Ky është investimi më i madh në vetëqeverisjen lokale në historinë e vendit tonë, i cili do të përforcojë drejtpërdrejtë efikasitetin e administratës lokale dhe do të përmirësojë shërbimet për qytetarët”, theksoi ai.

Duke folur për sfidat në përmirësimin e administratës publike, përfshirë edhe atë në nivel lokal, ministri Minçev i theksoi reformat që po i ndërmerr Qeveria për të përforcuar kapacitetet dhe transparencën në qeverisjen vendore, si reforma legjislative – ndryshimi i Ligjit për nëpunësit administrativ dhe Ligjit për të punësuarit në sektorin publik, me qëllim sigurimin e kritereve të qarta për punësim, avancimin dhe llogaridhënien në administratën lokale, përforcimin e resurseve njerëzore – vendosjen e stërvitjes së vazhdueshme të specializuar për nëpunësit administrativë përmes Akademisë për stërvitje të administratës publike, me çka, siç tha, do të përmirësohen shkathtësitë e tyre dhe kapacitetet për menaxhim cilësior me komunat, por edhe transprencë dhe llogaridhënie të rritur – përforcimin e mekanizmave të mbikëqyrjes dhe revizionit, me qëllim që të kontrollohet më mirë shpenzimi i fondeve publike dhe të zvogëlohet rreziku i keqpërdorimeve në administratën lokale.
Ministria e Administratës Publike, theksojnë ata, mbetet e përkushtuar për zbatimin e këtyre reformave, të cilat do të sigurojnë administratë publike bashkëkohore, efikase dhe transparente, në shërbim të qytetarëve.