Gjendja e rrugëve

nga D. V.

Shkup, 14 mars – Komunikacioni në rrugët e vendit këtë mëngjes po zhvillohet pa ndërprerje, nëpër rrugë kryesisht të thata, njoftojnë nga LAMM.

Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka vonesa të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.

LAMM raporton për ndryshim të përkohshëm të trafikut në autostradën A1, aksi Gradsko – Drenovë, i cili do të zgjasë prej 17 mars deri më 4 prill të vitit 2025.

“Për shkak të vendosjes së zgjerimit të gardhit tampon elastik në viadukte dhe ura, komunikacioni do të jetë i devijuar dhe rregulluar në pjesë të caktuara të këtij aksi”, njoftoi LAMM.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More