Komuna e Prizrenit aplikon kufizime në trafik për shkak të punimeve për ndërtimin e rreth rrotullimit të ri

nga D. V.

Drejtoria e Shërbimeve Publike (DSHP) e Komunës së Prizrenit ka njoftuar qytetarët se duke filluar nga e premtja, do të ketë ndryshime dhe kufizime në qarkullimin rrugor për shkak të punimeve në kuadër të projektit “Ndërtimi i rreth rrotullimit në rrugën “Adem Jashari” (te ish-objekti i “Lirisë”) në lagjen Bazhdarhane”, raporton Telegrafi.

Organizimi i qarkullimit gjatë zhvillimit të punimeve sipas DSHP-së do të bëhet si në vijim:

Rruga “Adem Jashari”, drejtimi për Bazhdarhane te hyrja e Shtëpisë së Bardhë do të jetë e bllokuar – alternativë e kësaj do të jetë rruga “Nuredin Shala” (Edit Durham),

Rruga nga Bazhdarhanja, nga rreth rrotullimi për në qytet, do të jetë e bllokuar – alternativë për lëvizje të automjeteve do të jetë rruga “Ahmet Prishtina” (në drejtim të shkollës “Lekë Dukagjini”, ku mund të shfrytëzohet edhe rruga ”Qazim Berisha”).

Me qëllim të shmangies së pengesave dhe rrjedhës së pa ndërprerë të trafikut, DSHP ka kërkuar bashkëpunim nga qytetarët, ashtu që:

Banorët t’i largojnë veturat e parkuara në rrugën “Nuredin Shala”,

Rruga ”Rexhep Kabashi” të jetë e liruar nga veturat,

Rruga ”Xhevë Lladrovci” të lirohet nga veturat për qarkullim të lirë të automjeteve.

DSHP ka apeluar për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e qytetarëve për respektimin e këtij organizimi të përkohshëm dhe që rrugët e propozuara alternative të lirohen, me qëllim të rrjedhës së pa ndërprerë të qarkullimit të automjeteve, raporton Telegrafi.

 

 

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More