Edhe ish drejtori i Inspektoratit Shtetëror të Tregut, Goran Trajkovski në grupin e të arrestuarve

nga Xh M

Shkup, 17 mars – Krahas ish-ministrit të Ekonomisë Kreshnik Bekteshi dhe ish-drejtori i Inspektoratit Shtetëror të Tregut, Goran Trajkovski dhe një person tjetër janë dërguar në pyetje në Prokurorinë Publike të Koçanit sonte në lidhje me tragjedinë në diskotekë ku nga zjarri humbën jetën 59 persona dhe mbi 150 u lënduan.

Sipas informacioneve të prokurorisë, për Bekteshin, por edhe për persona të tjerë do të kërkohet masa e ndalimit afatshkurtër.

Kryetari i Komunës së Koçanit, Ljupço Papazov, i cili iu shmang mediave, është larguar nga Prokuroria Publike e Koçanit pas marrjes në pyetje më herët pasdite. Nuk dihet ende nëse ai është në mesin e të dyshuarve për tragjedinë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More