Shkup, 19 mars – Përfaqësues të koalicionit VLEN zhvilluan homazhe në nderim të jetëve të humbura tragjikisht në Koçan. Në komunat ku drejtojmë, me dhimbje të thellë dhe respekt të madh, u përkulëm në heshtje për të shprehur solidaritetin tonë me familjet e viktimave dhe të gjithë të prekurit nga kjo tragjedi.
Koalicionin tonë e udhëheq parimi i solidaritetit dhe humanizmit, dhe në këto momente të vështira, ne riafirmojmë angazhimin tonë për të qenë pranë qytetarëve, jo vetëm në momente gëzimi, por edhe në kohë pikëllimi.