Kreu i PD-së Sali Berisha ka komentuar listën e kandidatëve të PS për deputetë.
Sipas Berishës, ata i përkasin listës së SPAK.
Lideri i opozitës u shpreh se Rama i shfrytëzon deri në palcë dhe pastaj i flak në pabesi.
“Rama ka vendosur kandidatë që janë në listën e SPAK. I shfrytëzon deri në palcë për të bashkëpunuar me ta dhe pastaj i flak në pabesi.Ai ka vendosur turistë në lista.
Të bësh një listë me njerëz që nuk kanë lidhje me politikën, por vetëm se thonë që Rama është kështu e ashtu”, tha Berisha në ekranin e paguar nga inceneratorët.