Thyen masën arrestin në shtëpi dhe kapet me kokainë dhe armë me vete, arrestohet 41-vjeçari në Tiranë

nga D. V.

Policia në Tiranë ka arrestuar një 41-vjeçar, i cili shiste doza kokaine dhe posedonte armë dhe fishekë, ndërkohë që ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”.

Uniformat Blu kanë sekuestruar 103 gramë kokainë, 1 armë të ftohtë, 1 bllokues valësh, 1 radio policie, municion luftarak e shuma parash në lekë dhe euro.

“Shërbimet e Policisë kanë kapur në flagrancë në rrugë, shtetasin E. S., 41 vjeç, banues në Tiranë i cili kishte dalë nga banesa në kundërshtim me vendimin e Gjykatës, që i kishte caktuar atij, masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Gjatë kontrollit fizik ndaj 41-vjeçarit dhe kontrollit në banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 103 gramë lëndë të dyshuar narkotike kokainë, që e posedonte me qëllim shitjen në doza; 23.000 lekë dhe 940 euro, që dyshohet se janë përfituar nga shitja e lëndëve narkotike; 1 armë të ftohtë, 1 bllokues valësh, 1 radio policie, municion luftarak dhe sende të tjera të kundërligjshme”, njofton policia.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More