Hoxha merr pjesë në Samitin për sigurinë Kufitare, mbahet në Angli

nga D. V.

Në dy ditët e ardhshme, në Londër mbahet Samiti për Sigurinë Kufitare: Krimi i Organizuar i Emigracionit, ku marrin pjesë përfaqësues nga rreth 40 vende.

Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha mori pjesë në ceremoninë e pritjes së delegacioneve pjesëmarrëse në Ministerial, së bashku me drejtuesin e Departamentit të Policisë Kriminale, Neritan Nallbati dhe të Policisë Kufitare, Saimir Boshnjaku.

“Me Ministren e Brendshme të Britanisë së Madhe, Yvette Cooper, bashkëndajmë një histori të qartë suksesi të bashkëpunimit policor, që çoi në uljen e ndjeshme të migracionit të paligjshëm, por edhe kemi ndërtuar një bashkëpunim të ngushtë në luftën kundër krimit të organizuar”, theksoi ministri Hoxha, pas bisedës me homologen britanike.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More