Mbi 340.000 pensionistë në vend nga sot do të kenë rritje të pensioneve nga 2500 denarë

nga D. V.

Shkup, 1 prill –  Mbi 340.000 pensionistë në Republikën e Maqedonisë së Veriut nga sot do të marrin pension më të lartë për 2500 denarë.

Me rritjen lineare të pensioneve në muajin shtator dhe pensionin e marsit në muajin prill, pensionistët marrin 5000 denarë pension më të lartë për vetëm 9 muaj mandat nga kjo Qeveri.

Rritja e pensioneve ishte një nga premtimet parazgjedhore të kësaj Qeverie, e cila menjëherë në seancën e parë të Qeverisë nisi procedurën për zbatimin e saj.

Si Qeveri dhe ministri resore konfirmojmë kujdesin për kategorinë më të vjetër të qytetarëve tanë. Vazhdojmë të krijojmë politika dhe masa që do të përmirësojnë cilësinë e jetës së pensionistëve.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More