Nuk paraqitet dëshmitari – shtyhet gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve

nga D. V.

Gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi e Jakup Krasniqi, është shtyrë për shkak të mosparaqitjes së dëshmitarit.

Kështu ka bërë të ditur Gjykata Speciale në një njoftim të faqen e tyre zyrtare.

“Trupi Gjykues njoftoi se dëshmitari i Prokurorisë Ë04747 ishte paraparë të jap dëshminë e vet këtë mëngjes. Megjithatë, pasi ai nuk ishte në gjendje të paraqitej, ZPS-ja kërkoi që deklarata me shkrim e dëshmitarit të pranohet në prova, në përputhje me Rregullën 155 të Rregullores”, thuhet në njoftim.

Specialja ka theksuar se më pas gjykimi kaloi në seancë private për të vazhduar me urdhra gojorë konkretë lidhur me provat dhe më pas seanca përfundoi për ditën e sotme.

“Seancat e planifikuara për pjesën tjetër të kësaj jave janë anuluar dhe gjykimi është shtyrë deri në një njoftim të dytë”, thuhet në njoftim.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More