Qeveria miratoi dorëheqjen e ish kreut të Koçanit

nga Xh M

Shkup, 1 prill – Në seancën e sotme qeveritare ka kaluar dorëheqja e kryetarit të Koçanit, Lupço Papazov, i cili ka dhënë dorëheqje pas zjarrit në diskotekën “Puls”, në të cilin kanë humbur jetën 59 persona, ndërsa rreth 200 janë lënduar. Informacionin e kanë konfirmuar nga Qeveria.

Papazov së bashku me dy ish-kryetarë të Koçanit është arrestuar dhe i është caktuar masë arresti, ndërsa dy kryetarët e tjerë janë në burg shtëpiak, pasi që janë pranuar ankesat e tyre për masën të caktuar të paburgimit.

Pasi që vendimi do të shpallet në “Gazetën zyrtare”, Këshilli i komunës do të duhet të emërojë u.d. kryetar të Koçanit.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More