Shkup, 2 prill – Pjesëtarët e Brigadës së parë këmbësorike sot në kazermën “Strasho Pinxhur” – Petrovec do ta shënojnë Ditën e Njësisë.
Siç informojnë nga Shtatëmadhoria e Armatës, në shënimin do të marrin pjesë ministri i Mbrojtjes, Vllado Misajllovski, shefi i Shtatëmadhorisë së Armatës, gjeneral-majori Sashko Lafçiski, gjeneralë të Armatës, përfaqësues të Ministrisë së Mbrojtjes dhe SHM të Armatës.
Për Ditë të Brigadës së parë këmbësorike u përcaktua 2 prilli, si datë në të cilën kjo Njësi u transformua dhe i ka ndërmarrë detyrat dhe përgjegjësitë e dy brigadave të mëparshme, me çka u bë njëisa më e madhe luftarake në Armatë.