Përgatitet ligji i ri për shërbimin e zjarrfikësve, pastaj do të përforcohen kapacitetet e shërbimeve të zjarrfikësve, njoftoi Mickoski

nga D. V.

Shtip, 2 prill – Është duke u hartuar Ligji i ri për Shërbimin Zjarrfikës, pas të cilit menjëherë do të forcohen kapacitetet e Njësive Territoriale të Zjarrfikësve nëpër komuna, njoftoi sot kryeministri Hristijan Mickoski, i pyetur për problemet e kahmotshme me numrin e zjarrfikësve në NJTZ në Koçan të cilët me guxim morën pjesë në shuarjen e zjarrit në diskotekën “Puls” ku humbën jetën 59 të rinj.

“Punësimi në Shërbimet e zjarrfikësve është një nga problemet që prek drejtpërdrejt pushtetet vendore. Ligji i ri për shërbimin zjarrfikës është duke u hartuar dhe menjëherë pas hartimit të atij ligji do të forcohen kapacitetet e shërbimit zjarrfikës në tërë territorin, me prioritet qytetin e Koçanit”, tha kryeministri Mickoski.

Prime Minister Hristijan Mickoski says he is ready to meet with opposition SDSM leader Venko Filipche if he really has a plan and is willing to help.

Ndryshe në NJTZ-Koçan janë punësuar gjtihsej 16 zjarrfikës, ndërsa sipas numrit të banorëve në komunat Koçan, Çeshinovë-Oblleshevë dhe Zërnovc numri i përgjithshëm i zjarrfikësve të punësuar duhet të arrijë 33. Viteve të fundit ngarkesa rreth sigurimit të pagave, pajisjes dhe automjeteve ka qenë mbi komunën e Koçanit, ndërsa dy komunat rurale Çeshinovë-Oblleshevë dhe Zërnovc nuk marrin pjesë me financa në funksionimin e NJTZ-së Koçan.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More